BILETAT e gjysmëfinales Partizani-Skënderbeu kanë mbërritur qysh dje në Korçë/ Ja ku shiten! Vraponi të mbështesim Skënderbeun
- May 16, 2024
- 1 min read
Kanë qenë tifozët bardhekuq që kanë nxjerrë njoftimin e rëndësishëm, teksa biletat e gjysmëfinales Partizani-Skënderbeu kanë mbërritur qysh dje në qytetin juglindor dhe janë duke u shitur dhe në dispozicion të tifozëve deri nesër përpara orës 15:00, orë në të cilën do të bëhet edhe nisja drejt kryeqytetit.
Pranë stadiumit “Skënderbeu” te biletaria, foton e së cilës po e sjellim më poshtë kanë mbërritur biletat e ndeshjes dhe shitja filloi menjëherë qysh ditën e djeshme.
Biletat kushtojnë 1 mijë lek, ndërkohë që transporti është falas për të gjithë ata që do të udhëtojnë nga qyteti juglindor.
Ditën e premte, pra nesër në orën 14:00 nisja do të bëhet nga stadiumi “Skënderbeu” për të gjithë tifozët, në mënyrë që të jenë të organizuar në këtë gjysmëfinale.
Ndeshja Partizani-Skënderbeu luhet nesër, të premten dhe starton në orën 20:00.
















