top of page

BILETAT e gjysmëfinales Partizani-Skënderbeu mbërrijnë në Korçë/ Ja ku shiten

  • May 15, 2024
  • 1 min read

Kanë qenë tifozët bardhekuq që kanë nxjerrë njoftimin e rëndësishëm pak momente më parë, teksa biletat e gjysmëfinales Partizani-Skënderbeu kanë mbërritur dhe kanë nisur shitjen edhe në qytetin juglindor.

Pranë stadiumit “Skënderbeu” te biletaria që po sjellim edhe foton më poshtë kanë mbërritur biletat e ndeshjes dhe shitja filloi menjëherë.

Biletat kushtojnë 1 mijë lek, ndërkohë që transporti është falas për të gjithë ata që do të udhëtojnë nga qyteti juglindor.

Ditën e premte në orën 15:00 nisja do të bëhet nga stadiumi “Skënderbeu” për të gjithë tifozët, në mënyrë që të jenë të organizuar në këtë gjysmëfinale.




 
 
bottom of page