Bledi Shkëmbi rikthehet në Korçë/ Provë force ndaj Skënderbeut, skuadrës që i fitoi të gjitha
- Aug 2, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/08/0e29e1_e0db25eecf53410ebe6098eb9e337402mv2.webp
Ditën e mërkurë (nesër) në Korçë vjen Tirana për një miqësore vërtet të rëndësishme dhe provë e vërtetë për të dy ekipet që luajnë në superligë.
Në fakt, nëse do të ishte një ndeshje kampionati, në këtë përballje, e sigurt që do të shikonim një stadium të mbushur plot e përplot, por që sigurisht që edhe në miqësore kjo përballje shfaq interes vërtet të madh.
Përpos të dy emrave që do të ndeshen mes tyre, bie në sy se në Korçë do të rikthehet legjenda e këtij qyteti dhe ish-kapiteni po kaq legjendar, Bledi Shkëmbi, këtë herë me një risi, pasi do të jetë në krye të stolit të Tiranës.
Një mision i vështirë për Shkëmbin nën drejtimin e bardhebluve, por që gjithsesi të nesër do të ndiejë emocione për vetë faktin se rikthehet në shtëpinë e tij, atje ku ka marrë shumë emër me shiritin e kapitenit të Skënderbeut të madh të disa viteve më parë.
Shkëmbi përballë Skënderbeut, është padyshim nga ato fjali që të ngjall emocion dhe i tillë do të jetë edhe për vetë Shkëmbin.
Në Korçë jo vetëm në këtë ndeshje, por edhe në përballjet në kampionat do të duan shumë që ta mposhtin ish-kapitenin e tyre, pasi në fund të fundit Skënderbeu është fanela që kur përballet me Tiranën, tifozët bardhekuq duan vetëm fitoren.















