Bledi Shkëmbi spostohet nga Kombëtarja e U-19. Ja ku shkon
- Mar 19, 2024
- 1 min read
Para një muaji Bledi Shkëmbi është emëruar zyrtarisht trajner i ekipit tonë Kombëtar U-19. Por duket se kaq ka vazhduar kjo aventurë e Shkëmbit, pasi ai ka marrë një detyrë të re. Kështu ai do të spostohet për të drejtuar një tjetër kombëtare, atë të U-17.
Në vendin e tij do të jetë Julian Ahmataj. Në fakt Shkëmbi po përgatiste ekipin për ndeshjen miqësore më Maltën, por duket se duhet të fillojë të mendojë për kategorinë e re të ekipit ku është emëruar.
















