Bllokohet rruga Leskovik-Erzekë. Ja arsyeja!
- May 22, 2024
- 1 min read
Bashkia Kolonjë ka nxjerrë këtë njoftim pak orë më parë:
NJOFTIM
Nis pas pak orësh asfaltimi i shtresës së dytë të rrugës Leskovik - Ersekë e kësisoj do të ketë ndërprerje të herëpashershme të qarkullimit rrugor në këtë aks.
Kërkojmë mirëkuptimin e udhëtarëve dhe banorëve përgjatë ditëve kur do të punohet në këtë aks, rrugë e cila pritet të sjellë zhvillim ekonomik dhe turistik për gjithë zonën!
















