Bravo Brate/ Ivani ia doli me Skënderbeun!
- Apr 29, 2024
- 1 min read
Në superligën shqiptare trajnerët që nuk lëvizën për një sezon të tërë janë vetëm dy, trajneri i Skënderbeut dhe ai i Egnatias.
Nëse do të flasim për trajnerin e Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç sigurisht që të gjithë besonin te Skënderbeu në fillim të sezonit që Brate, ashtu si edhe jemi mësuar t'i thërrasim, të tregonte veten në krye të pankinës dhe sot pas javës së 33-të mund të themi fjalët më të mira.
Ivani erdhi në Korçë me besimin e madh që do të ndërtonte një skuadër të denjë me elemente krejtësisht të rinj dhe me emra që nuk i njihte kush.
Dhe puna e Ivanit u duk qartë që në javët e para dhe vazhdimësia tregoi se ky trajner meriton fjalët më të mira. Objektivi i Skënderbeut ishte shpëtimi nga rënia prej superligës dhe ky objektiv u realizua. Sot bardhekuqtë kanë 47 pikë, e thënë ndryshe Skënderbeu nën drejtimin e Gvozdenoviç ka marrë mesatarisht më shumë se 1.4 pikë për ndeshje.
Sa sumë suksese për këtë trajner që po tregon se di të ndërtojë vërtet mirë një skaudër. Ivani ka kontratë edhe për dy vite të tjera me Skënderbeun, por nuk duhet harruar edhe tjetra që presidenti Ardjan Takaj është nga ata president që do të bashkëpunojë me këdo që ka në stol.
Sot Ivani meriton një Bravo të madhe dhe tashmë që objektivin e parë e arriti nën drejtimin e Skënderbeut, përse jo të mos e ngrejë stekën edhe më lart.
Skënderbeu lufton pa frikë për katërshen e parë dhe do të synohet edhe ky objektiv madhor.
Forca Skënderbe! Forca Brate!
















