BRAZILIANI i Skënderbeut, Marko Ramos mahnitet me bukurinë!
- Dec 10, 2023
- 1 min read
Korçarët kanë tri ditë që po qëndrojnë në Durrës, në Resort Tropikal, atje ku është edhe shtëpia e dytë e korçarëve. Kushtet stërvitore janë shumë të mira, por edhe bukuria që të ofron deti të mahnit.
Kjo i ka ndodhur edhe Marko Ramosit i cili nuk ngurron të hedhë në faqen e tij në rrjetet sociale foto nga Durrësi duke e shoqëruar me mbishkrimin: "Këtu është një mrekulli."
Dhe në fakt nuk është hera e parë që ekipi qëndron i grumbulluar në Durrës dhe kur bëhet fjalë për ndeshje të tilla si kjo kundër Partizanit bëhet edhe më e domosdoshme.
Gjithçka ju serviret futbollistëve për kushte më të mira dhe duke qënë se Korça është e ftohtë në këtë periudhë, ekipi stërvitet në kushte klimaterike më të mira dhe rritet edhe përshtatshmëria me terrenet dhe kohën.
















