top of page

Britmat e triumfit të nigerianit Mario Rabiu dhe Lefterit…!

  • Sep 2, 2023
  • 1 min read

Përpos triumfit të madh që patën të gjithë futbollistët e Skënderbeut, stafit teknik, presidencës dhe tifozërisë, mbrëmë pas fitores ndaj Dinamos, ajo që ra në sy ishin momentet më pikante që u fotografuan nga Olsi Hajdini.

Sërish superfoto nga Olsi, sjellin për ndjekësit e portalit tonë, momentet më të bukura dhe të paharruara. Skënderbeu sërish ia doli.

Sjellim për ju këtë foto më shumë se të veçantë, ku Mario Rabiu, përsëri ka treguar se është gjetja e merkatos së Skënderbeut, pasi ka shkëlqyer me paraqitjen e tij edhe ndaj Dinamos.

Një nga më të mirët në fushë pas triumfit ndaj Dinamos është ekzaltuar dhe së bashku me Lefter Sherin, njeriun që qëndron pranë Skënderbeut çdo sekondë, na kanë dhuruar këtë foto me britmat e triumfit.

Bravo ju qoftë! Na nderuat ne dhe nderuat këtë fanelë bardhekuqe që kaq shumë peshon dhe që mund çdo ekip që i del para.

Në fund të fundit e meritoni të festoni edhe kështu. E ku ka më bukur…!



 
 
bottom of page