Dashuri e pafundme për ty Skënderbe!
- May 11, 2024
- 1 min read
Ju kemi sjellë vazhdimisht foto dhe momente të ndryshme të këtij Skënderbeu që nga fusha deri te shkallët e stadiumit, atje ku padiskutim skuadra bardhekuqe ka një mbështetje të madhe.
Tifozëria bardhekuqe është dashuria më e madhe e këtij Skënderbeu dhe mbështetja kryesore, ndërkohë që sot po sjellim këtë shkrepje fantastike, ku fëmijë te vegjël janë në tribunën C, atje ku qëndrojnë edhe ultrasit që mbështesin ekipin e tyre të zemrës.
Sa dashuri e madhe për këtë Skënderbe, për këtë skuadër që ka bërë për vete tifozë jo vetëm në këtë qytet, por kudo në mbarë Shqipërinë.
Kjo tregon se dashuria për skuadrën fillon që në moshë të vogël dhe një Bravo e madhe për këta ultras të vegjël që nesër do të jenë mbështetja kryesore e këtij Skënderbeu.
Bravo djema! Skënderbeu është më shumë se një dashuri!
















