top of page

Departamenti i Arbitrimit në FSHF organizon seminarin teorik dhe testet fizike me arbitret dhe asistentet vajza

  • Sep 15, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/09/seminari-me-arbitret-femra-2-1536×1024-1.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/09/2-7.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/09/3-6.jpg

Departamenti i Arbitrimit në FSHF ka zhvilluar seminarin e radhës dy-ditor në “Shtëpinë e Futbollit” me arbitret dhe asistentet e futbollit shqiptar. Seminari përfshin testet fizike dhe teorike të vlefshme për të vlerësuar përgatitjen e vajzave. Pjesëmarrëse në këtë seminar ishin 24 arbitre dhe asistente vajza të të gjitha kategorive.

Gjatë ditës së parë të seminarit u zhvilluan testet fizike në fushë, ku vajzat performuan shumë mirë, ndërsa ditën e dytë u zhvillua testi teorik dhe diskutimi i rasteve teknike që mund të përmbajë një ndeshje futbolli.

Sezoni i ri i kampionatit të vajzave 2024 – 2025 do të ngrejë siparin më 28 shtator.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page