top of page

Derbi i prefekturës Devolli- Maliqi mbyllet mes tensionit

  • Nov 19, 2023
  • 1 min read

Updated: Nov 21, 2023

Devolli-Maliqi 3-2

Shënues: Gudday 11’, D.Kame 39’, Enrike 89’/ Pero 38’, Demollari 76’


Derbi i prefekturës Devolli-Maliqi nuk ka shkuar aq qetë. Edhe pse fillimi u duk i mirë për të dy ekipet, ishin vendasit ata që shënuan një gol falë aftësive të sulmuesit Gudday, pas një topi të kthyer nga portieri Dramolli. Më pas është ekipi i Maliqit që beson se mund të shënojë dhe barazon pas një gabimi të mbrojtjes, ku topi përplaset në shpinën e një futbollisti. Por pa kaluar as edhe një minutë nga barazimi, kanë gabuar nga krahu tjetër maliqarët dhe përfiton D.Kame që shënon golin e avantazhit.

Pjesa e dytë është e qetë, por qetësinë e prish pikërisht Demollari, falë një qetësie të admirueshme dhe një gjuajtjeje spektakolare mposht portierin Lamellari. Gjithçka e barabartë si në lojë, ashtu edhe në rezultat, por në minutën e 89-të fitohet një penallti nga devollinjtë. Cane gjuan nga pika e bardhë, pret Dramolli, por top i kthyer gjen Eriken dhe ky shënon. Pikërisht këtu fillojnë kontestimet e maliqarëve për një prekje me dorë nga Enrike, por edhe për pozicion jashtë loje. Kjo ka bërë që për disa minuta të kishte tension në fushë ku maliqarët kërkonin sipas tyre të anollohej ai gol, por gjithçka mbyllet këtu edhe pas 9-të minutave shtesë.

Me këtë fitore devollinjtë ngjisin shkallët në tabelë, ndërkohë që maliqarët ndiejnë të ftohtin e fundtabelës.




bottom of page