Derbi i Prefekturës, pritet një ndeshje emocionuese
- Apr 21, 2024
- 1 min read
Gjithmonë ndeshjet e ekipeve të Prefekturës janë pritur me kureshtje, kjo do të ndodhë edhe sot, atje ku Pogradeci do të presë ekipin e Devollit.
Liqenorët në kërkim të fitores, pasi vetëm tre pikët i bëjnë punë që të jenë në rrugën e ngjitjes një kategori më lart. Ndërkohë që devollinjtë nuk kanë prtendime dhe nuk rezikohen aspak nga fundi i tabelës, janë komodë në mesin e tabelës.
Por kjo nuk do të thotë se shkojnë për shëtitje në Pogradec, ekipi do të tregojë forcën e vet dhe do të luajë një ndeshje, ku si gjithnjë mes këtyre dy ekipeve ka rivalitet dhe ritëm në lojë.
















