“Derbin” e fiton Partizani, Skënderbeu zbret në renditje. Shikoni klasifikimin!
- Oct 19, 2023
- 1 min read
Ka përfunduar pak më parë “derbi” i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës, me fitoren e të kuqve me shifrat 2-1.
Me këtë fitore Partizani “katapulton” në renditje, duke u ngjitur në vendin e dytë të tabelës së klasifikimit me 14 pikë, dy më pak se Egnatia kryesuese.
Tirana me këtë humbje zbret në vendin e 4-t me 13 pikë, ndërkohë që skuadra që ka zbritur po një vend në tabelën e klasifikimit është Skënderbeu.
Bardhekuqtë tashmë e shikojnë veten në vendin e 5-të të tabelës, pra në “mesin e artë” me 12 pikë, pra zbresin një më poshtë në tabelën e klasifikimit.
Tashmë duhet pritur dita e shtunë, teksa Skënderbeu pret Vllazninë dhe nëse korçarët fitojnë, atëherë do të ngjiten lart në renditje duke iu afruar vendeve të kreut.
















