DEVIZA e Marko Ramosit, mbrojtësit të Skënderbeut. Mësojeni…
- Dec 26, 2023
- 1 min read
“Duhet të jesh i duruar, sepse nuk mund të marrësh frutin në ditën kur mbolle farën.”
Kjo është deviza e Marko Ramosit, mbrojtësit që shpeshherë godet me thëniet e veta. Duket se Ramos kërkon shumë nga vetja dhe po tregon që po rritet në formën e tij nga loja në lojë dhe po bëhet një pikë e fortë e qendrës së mbrojtes.
Duket qartë se egoja e tij sportive është edhe për më shumë.
Gjithsesi ai tregohet shumë i qartë në atë që kërkon, por gjithnjë me durim dhe beson se do ta arrijë ashtu si objektivin personal, edhe objektivin e ekipit korçar, që i dha edhe emër më shumë këtij lojtari.
















