top of page

DEVOLL/ Kampi Veror i Fëmijëve  

  • Jul 9, 2024
  • 1 min read

Updated: Jul 10, 2024

Kampi Veror i Fëmijëve  

Ditën e sotme, fëmijët e 'Kampit Veror' të Bashkisë Devoll, u argëtuan dhe mësuan bashkë me përfaqësuesit e zjarrfikëses mbi mënyrën sesi funksionojnë mjetet e fikjes së zjarrit dhe përbërjen e tyre.

Aktivitete të shumëllojshme me në fokus argëtimin dhe jo vetëm, do të jenë prioritet përgjatë gjithë ditëve që do të shtrihet 'Kampi Veror'.  

Bashkohu me ne për më shumë argëtim!

 Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit "Rinisim të lexojmë dhe argëtohemi së bashku“, i mbështetur nga UNDP në kuadër të programit të përbashkët të OKB-së, “Askush të mos mbetet pas / Leave no one behind” (LNB2), që financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim/SDC.





 
 
bottom of page