Devolli e fillon seriozisht / Ja çfarë po ndodh me devollinjtë!
- Feb 9, 2024
- 1 min read
Tek ekipi i Devollit kemi një president të ri dhe tashmë ai dihet që është Spartak Meraku.
Ai ka disa ditë në krye të ekipit, por të bën përshtypje fakti se ka filluar të ndihet dora e tij, jo vetëm në drejtim të procesit stërvitor dhe ekipit, por nga sa është mësuar ai ka filluar edhe nga infrastruktura.
Mendohet të behet një ndërhyrje në të gjithë dhomat e tribunës qëndrore ku janë dhomat e zhveshjes dhe zyrat.
Gjithashtu, do të shtonim dhe faktin se ekipi është zhvendosur për të zhvilluar stërvitjet në Korçë, kjo pasi duhet të ruhet fusha kryesore nga dëmtimi.
















