Devolli e mbyll me falenderim, premton surpriza në sezonin e ri
- May 6, 2024
- 1 min read
Me një falënderim e ka mbyllur këtë sezon klubi i Devollit, një falënderim që shkon për drejtuesit, trajnerët, futbollistët dhe tifozët që e kanë mbështetur këtë sezon duke e ndjekur edhe në ndeshjet jashtë fushe.
Në fund duket se ka një domethënie të madhe dhe një mesazh për sezonin e ardhshëm kur shprehen se do të ketë një ekip surprizë. Kjo me sa duket lidhet më faktin se presidenti i ri Spartak Meraku ka ambicie të mëdha në këtë drejtim për të ndërtuar një ekip ndryshe dhe pretendent për një kategori më lart.
Kjo është normale dhe e vërtetuar se Spartak Meraku ka një përvojë shumë të madhe në këtë drejtim. Shpresohet që edhe devollinjtë sezonin e ri t'i kemi në luftën për të kaluar atje ku edhe kanë qenë sezone më parë.
















