DEVOLLI ka kohë për të menduar për Luftëtarin / Javën e 13-të e ka pushim
- Feb 16, 2024
- 1 min read
Devollinjtë në startin e fazës së dytë ndaj Devlinës në shtëpi nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 dhe patën një e mijë e një akuza për gjyqtarët e ndeshjes që në fakt nga ajo që u pa, vendosën të ndalnin devollinjtë në shtëpi me gjykimin e njëanshëm.
Tashmë në javën e 13-të që luhet këtë të diel, Devolli e ka pushim dhe javën e ardhshme do të luajnë një nga tansfertat më të vështira, atë ndaj Luftëtarit kryesues. Një ndeshje që do të luhet në transfertë dhe sigurisht që kjo e bën edhe më të vështirë për Devollin.
Gjithsesi ka edhe 10 ditë deri në startin e javës pasardhëse dhe sigurisht që kjo periudhë pushimi do të shërbejë për të ndrequr defektet që u panë në startin e fazës së dytë.
Luftëtari-Devolli do të luhet më 25 shkurt dhe është vërtet transferta më e vështirë për Devollin.
















