top of page

Devolli konteston gjykimin: Na kanë mohuar fitoren

  • Feb 12, 2024
  • 1 min read

Devolli ka dalë barazim 1-1 me Delvinën këtë javë që kaloi. Ka qenë një barazim me gola, por devollinjtë e kanë edhe me gjyqatrin e ndeshjes. Ekzekutivi Ermir Lukra deklaron: "Nuk e kuptoj se si vijnë këta gjyqtarë fillestarë. Gabimet njerëzore i pranojmë, por të na mohojnë tre 11-metërsha dhe të na mohojnë edhe dy gola kjo është e papranushme. Çfarë mund të bësh në këto kushte?!"

Por nuk ishte vetëm gjykimi, por edhe terreni i rënduar shumë nga rreshjet e shiut, ku pothuajse është luajtur me një portë në pjesën e dytë, atje ku Devolli ka mbyllur kundërshtarin.



 
 
bottom of page