top of page

Devolli kërkon fitoren e dytë, presidenti Meraku do vetëm 3-pikëshin

  • Oct 6, 2023
  • 1 min read

Devollinjtë këtë të diel presin në shtëpi Luftëtarin, një ndeshje vërtet e fortë, por që në Devoll do të kërkojnë vetëm 3-pikëshin.

Një fitore në dy javë ka shënuar Devolli, ndërkohë që javën e dytë Devolli e ka pasur pushim.

Një fitore në transfertë në javën e fundit duket se ka karikuar skuadrën e Devollit, e cila në fillim të javës pati edhe ndryshime në presidencë.

Një plus më shumë për të kërkuar vetëm fitoren këtë të diel, teksa në javën e 3-të Devolli do të presë gjirokastritët me pretendime në këtë kategori të dytë.

Presidenti Spartak Meraku, sapo ka marrë postin e ri, duke u rikthyer atje ku e ka vendin, ndërkohë që pa diskutim do të jetë në tribunën qëndrore të stadiumit, për të ndjekur skuadrën e tij.

Pritet që një ditë përpara ndeshjes, Meraku të vendosë edhe një premio për fitoren, gjë që e ka bërë në kohën kur ka qenë më parë president dhe ky do të jetë një motiv më shumë për skuadrën që duket se pas rikthimit të presidentit ka objektiva madhore.




 
 
bottom of page