Devolli nuk ia del dot në Cërrik
- Oct 22, 2023
- 1 min read
Turbina-Devolli 1-0
Shënues: Ranxha 42’
Devolli zhvilloi takimin e radhës kundër ekipit të Turbinës në një ndeshje transferte. Devollinjtë vinin pas një barazimi në javën e kaluar dhe në këtë takim duke pasur edhe disa mungesa për shkak dëmtimesh nuk mundën dot të shmangnin humbjen. Goli i fitores për vendasit ka ardhur në minutën e 42-të të pjesës së parë, kur Ranxha shfrytëzon një top të ardhur nga krahu i majtë dhe duke gjuajtur tokazi ka mposhtur portierin Lamellari. Devollinjtë kanë pasur më pas mundësi barazimi, por portieri Nova ka qenë vendimtar me ndërhyrjet e tij.
Një ndeshje që ka pasur vetëm tre kartonë të verdhë si në asnjë takim tjetër të kesaj jave. Devolli ndodhet në vendin e shtatë me 4 pikë, ndërkohë që po katër pikë ka edhe Turbina, por në vendin e nëntë. Janë katër ekipe me nga katër pikë.
















