Devolli “peshkon” lojtarë nga Brazili, Peruja dhe Kolumbia…!
- Sep 4, 2023
- 1 min read
Duket se Devolli ka filluar të mendojë seriozisht për merkaton. Duke qenë se në një përqindje të madhe grupin e ka të formuar me futbollistë shqiptarë, tani po mendon për të afruar të huaj.
Nga sa mësohet, në planet e tyre janë pesë futbollistë, madje njëri prej tyre ka mbërritur në Bilisht dhe është qendërmbrojtës nga Brazili, por nuk do të jetë i fundit, kjo pasi edhe dy brazilianë të tjerë do të bashkohen së shpejti.
Gjeografia e afrimeve është edhe më e madhe kur mëson nga drejtuesit e klubit se do të afrohet edhe një mesfushor nga Peruja dhe një nga Kolombia.
















