top of page

DEVOLLI sot në transfertën e Orikut / Objektiv fitorja!

  • Nov 26, 2023
  • 1 min read

Devolli do të luajë sot kundër ekipit të Orikumit, një ndeshje transferte që të paktën në letër duket e barabartë mes dy ekipeve.

Duket se këtë e dinë edhe devollinjtë të cilët edhe pse janë në transfertë kanë guximin sportiv për të kërkuar tri pikët.

Këtë e konfirmon ekzekutivi, Ermir Lukra i cili ka deklaruar: "Nuk ka as më të voglin dyshim se ne tentojmë për të marrë fitore. Është një ndeshje e vështirë, por ekipi po kalon një moment mjaft të mirë dhe për më shumë ne do të jemi në këtë ndeshje me gjithë ekipin, nuk kemi asnjë mungesë dhe vijmë pas një ecurie të mirë."

Devollinjtë kërkojnë kështu të jenë në ritmin e ekipeve që duan të qëndrojnë sa më afër me ekipet e kreut dhe natyrisht të pretendosh diçka të tillë duhet të guxosh edhe në transfertë.




 
 
bottom of page