Devolli tre pikë në “luftë” kundër të …
- Oct 7, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/delvina.jpg
Tre pikë në një fitore karakteri ka mundur të marrë dje Devolli kundër ekipit të Delvinës në një ndeshje transferte që nuk ishte e lehtë në të gjitha drejtimet. Pikë së pari do të duhej të mposhtte një kundërshtar të vështirë në fushë, me mjaft lojtarë të mirë, që kishin mbështetjen e një tifozërie që i kalonte caqet gjatë lojës.
Gjithsesi kjo ishte pjesë e garës, por të kishe edhe gjykimin kundër, kjo ishte edhe më e vështira. Kjo më e dukshme në mometin që u është dhënë një penallti vendasve në mënyrën më absurde. Gjithsesi për fatin e mirë të devollinjve vendasit nuk kanë shënuar. Në përfundim të ndeshjes lojtarët e Devollit kanë hasur edhe sulmet, madje edhe fizike të futbollistëve vendas.
Në qoftë se gjyqtari duhet të ndëshkonte Delvinën, pasi kishte përfunduar takimi shkon në dhomat e zhveshjes dhe i nxjerr kartonin e kuq portierit kolumbian të Devollit. Më pas situata qetësohet falë ndërhyrjes së forcave të rendit që kanë shoqëruar ekipin e Devollit dhe stafin që e shoqëronte deri në dalje të Delvinës. Por më shumë se gjithçka atë ndeshje e ka tensionuar gjykimi.
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”















