Devollinjtë gëzohen për tre pikët, por…
- Sep 27, 2023
- 1 min read
Ekipi i Devollit ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë.
Dihet që transfertat janë të vështira në këtë kategori, kjo për faktin e faktorit fushë.
Por nga sa mësohet, këtë fitore më të vështirë ia ka bërë edhe gjykimi, për të cilin devollinjtë kanë kontestimet e tyre, si për rastin e penalltisë, ashtu edhe në momentet kur frenohej ekipi me pa të drejtë në veprimet e rregullta sulmuese.
Gjithsesi Devolli u gëzohet pikëve të plota.
















