Devollinjtë kanë kohë të çlodhen këtë javë…
- Sep 26, 2023
- 1 min read
Devolli, një tjetër skuadër e Prefekturës së Korçës në kategorinë e dytë bëri një start si jo më mirë fundjavën që kaloi, teksa fitoi 1-2 në Delvinë. Me këtë fitore, tashmë kjo skuadër ndihet më e qetë, aq më tepër që do të ketë kohë më të gjatë për t'u përgatitur për takimin e radhës.
Themi këtë, pasi këtë të dielë Devolli do të pushojë, sepse shorti ka caktuar që java e dytë të jetë krejtësisht pushim për devollinjtë.
Kjo i jep më shumë mundësi për t'u përgatitur për ndeshjen e javës së tretë. Në javën e 3-të Devolli do të presë në shtëpi Luftëtarin dhe sigurisht që koha është e mjaftueshme për t'u përgatitur për këtë ndeshje shtëpie, ku sigurisht që do të kërkohet vetëm fitorja.
Ashtu si skuadrat e tjera të Prefekturës së Korçës në kategorinë e dytë edhe Devolli ka objektiva madhore, teksa do të kërkojë ngjitjen në kategorinë e parë.
















