Devollinjtë “lamtumirë” Kupës, tani mendjen te transferta e Cërrikut
- Oct 19, 2023
- 1 min read
Edhe Devolli ishte një tjetër skuadër e juglindjes që dje i ka dhënë “lamtumirën” Kupës së Shqipërisë, ndërkohë që humbja ka qenë paksa e rëndë, pasi u mund 4-0 ndaj Korabit dhe të 4 golat u shënuan në pjesën e parë.
Gjithsesi mësohet se Devolli nuk e kishte aspak mendjen te Kupa dhe luajti me ndryshime në formacion, kjo pasi kurseu lojtarët për ndeshjen e së dielës.
Këtë fundjavë në javën e 4-t të kategorisë së dytë, Devolli do të udhëtojë në transfertën e vështirë të Cërrikut, atje ku e pret Turbina vendase.
Një transfertë më shumë se e vështirë për devollinjtë që mbi të gjitha do të kërkojnë të mos dalin pa gjë.
Turbina-Devolli, një ndeshje tjetër që premton spektakël dhe për këtë Devolli me 4 pikë deri tani në 3 javë, po bën më të mirën që deri të dielën të jetë gati për transfertën e vështirë cërrikase.
















