Devollinjtë një paraqitje…!
- Sep 7, 2023
- 1 min read
Ekipi i Devollit ka zhvilluar një miqësore dinjitoze përballë ekipit të Skënderbeut. Ky fakt është konfirmuar nga drejtuesit e stafit bilishtar, të cilët kanë treguar se ekpi i tyre është në rrugën e duhur për t'u konsoliduar.
Edhe pse kanë pësuar tre gola, ky nuk është tregues real, pasi loja e tyre vërtet ishte mjaft e mirë për gjendjen dhe momentin që po kalojnë. Devolli ka disa të afruar në ekip nga merkatoja dhe ata janë të huaj, që kanë treguar se është një zgjedhje e mirë nga drejtuesit. Por, ndërkohë mësohet se do të ketë edhe dy afrime të tjera, futbollistë të huaj.
















