top of page

Dhimitraq Xhambazi e shikon pozitivisht faktin se korçarët…

  • Feb 5, 2025
  • 2 min read

“E shikoj pozitivisht faktin se ekipi i Skënderbeut ka shfaqur hapur edhe ambicjet për kupë kundër Dinamos. Ekipit, kjo ndeshje i shërben për konsolidimin e plotë, duke pasur parasysh edhe faktin se ka futbollistë të afruar dhe do t’u duhet kohë për t’u konsoliduar” – këto janë fjalët e ikonës së futbollit korçar Dhimitraq Xhambazi.

Realisht, Skënderbeu dhe Dinamo janë dy ekipe që ishin këtë fundjavë përballë njëra-tjetrës në kampionat, tashmë janë në një realitet të ri. Në pamje të parë, mund të mendohet se duhet të ruhen bateritë për ndeshjen e fundjavës me ekipin e Laçit.

Madje, edhe vetë stafi teknik i Skënderbeut ka deklaruar se do të ketë vetëm një freskim të lehtë të formacionit bazë, por duket qartë se ambicja është aty dhe kjo është pranuar pozitivisht edhe nga Dhimitraq Xhambazi, i cili mbi ecurinë ka deklarua: “Mund të them se ekipi po tregon shenja shumë të mira dhe niveli dhe cilësia nuk i mungojnë këtij ekipi. Me këto afrime besoj se do të ketë një ritëm edhe më të mirë. Unë shpresoj dhe besoj se ekipi do të dalë shumë shpejt nga kjo gjendje në të cilën ndodhet.”

Të gjithë në Korçë besojnë shumë, besim që është rikthyer pas pikëve të marra në dy ndeshjet e fundit, dhe ky është një ogur shumë i mirë për të gjithë.

Even the Skënderbeu coaching staff has stated that only a slight rotation will be made to the starting lineup, but it is clear that the ambition is there, and this is positively acknowledged by Dhimitraq Xhambazi, who, regarding the team’s progress, said: “I can say that the team is showing very positive signs, and the level and quality are not missing from this team.

With these new additions, I believe the team will have a much better rhythm, and I hope and believe that the team will get out of the situation it’s in very soon.”

Everyone in Korça believes a lot, trust that has been revived after the points earned in the last two matches, and this is a very good sign for everyone.

“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page