Dilemat e korçarëve para Kukësit, Ivani duhet të vendosë
- Apr 17, 2024
- 1 min read
Me rikthimin e futbollistëve të skualifikuar dhe bashkë me ta edhe ndonjë që ishte i dëmtuar, tani situata e përbërjes tek korçarët është e plotë. Gvozdenoviç në qoftë se ka një repart që nuk ka shumë diskutime është sulmi, por dy repartet e tjera kërkojnë një zgjidhje.
Kështu mbrojtja duhet të ulë një ose dy futbollistë në stol, kjo varet nga sistemi i lojës që do të luhet. Së pari, Ramos apo Randi në qendër të mbrojtjes?
Së dyti, është mbrojtja me Kosta Vangjelin titullar apo jo?
Në mesfushë duket se konkurrenca është e madhe me rikthimin e Rabiut dhe një duhet të ulet në stol. Kështu, do të jetë Janaqi apo Merlim, kjo mbetet për t'u parë, por që të dy futbollistët kanë bërë mirë në rolet e tyre gjatë këtyre javëve.
Gvozdenoviç është ai nga i cili pritet edhe vendosja përfundimtare, por pozitiv është fakti se ka shumë futbollistë të gatshëm.
















