DINAMO kthehet mes dëborës në shtëpi / Skënderbeu-Dinamo u anulua. FSHF gaboi! Lexoni…
- Jan 20, 2024
- 1 min read
Sot ndeshja mes Skënderbeut dhe Dinamos, e planifikuar për t'u luajtur në orën 17:00 është anuluar dhe tashmë skuadra që humbi më shumë ishte Dinamo udhëtuese.
Themi këtë, pasi siç shikoni edhe foton më poshtë është autobusi i Dinamos duke u kthyer drejt kryeqytetit. Dinamovitët udhëtuan një ditë më parë drejt Korçës dhe u akomodouan në qytetin juglindor në pritje të përballjes së sotme.
Ka qenë FSHF që lajmëroi sot disa orë përpara fillimit të ndeshjes, që ky takim nuk do të luhet.
A verpoi drejt FSHF?! Sigurisht që jo.
Atëherë?! Në Korçë ishte planifikuar minimalisht prej 2-3 ditësh më parë që në qytet do të kishte reshje të dendura dëborë dhe këtë FSHF mund të kishte planifikuar të afrohej me një ditë kjo ndeshje, pasi ditën e djeshme situata në juglindje të vendit ishte normale dhe kjo ndeshje mund të luhej më së miri.
Por duke mos parë as kohën në ditët e ardhshme, FSHF gaboi dhe nisi Dinamon kot së koti në juglindje, pasi dinamovitët thjesht shijuan dëborën duke e parë dhe u larguan siç edhe shikoni në foton më poshtë.
Miliona lek të harxhuara dhe padiskutim që FSHF u ka prishur planin si Skënderbeut, por edhe Dinamos.
Herë tjetër FSHF duhet të jetë më përgjegjëse dhe jo në sekondat e fundit të lajmërojë që ndeshja nuk do të luhet.
Turp!
















