top of page

DITA E NDESHJES: Forca “ujqër” sot bën punë vetëm fitorja…

  • Sep 23, 2023
  • 1 min read

Sot është dita që Skënderbeu të luajë ndeshjen e javës së 5-të, teksa do të presë në shtëpi Kukësin.

Skënderbeu në 4-ër javë ka 6 pikë, ndërsa kuksianët 0 pikë në 4 ndeshje. Skënderbeu vjen në këtë takim pas dy humbjeve radhazi dhe sot është detyrim fitorja, pasi ndryshe rruga në superligë do të vështirësohej shumë.

Skënderbeu-Kukësi do të startojë në orën 18:00, pra do të luhet nën projektorët e dritave dhe në kushte optimale.

Është padiskutim dita e kthesës dhe stafi teknik, drejtuesit dhe tifozëria sot presin vetëm fitoren nga ekipi.

Të paktën në shtëpi, aq më tepër që kundërshtari nuk është i nivelit të lartë, bën punë vetëm trepikëshi.

Forca “ujqër”. Sot duhet t’ia dilni…




 
 
bottom of page