top of page

DITA E NDESHJES: Skënderbe, bëj “Ujkun” edhe sot ndaj Dinamos!

  • Oct 31, 2023
  • 1 min read

Sa hap e mbyll “sytë” ndeshja e radhës për Skënderbeun erdhi. Sot në orën 17:00 djemtë e trajnerit Ivan Gvozdenoviç do të vihen përballë Dinamo City në Elbasan.

Të gjithë e mbajnë mend fazën e parë, ku Skënderbeu në përballjen e dytë të asaj faze e mposhti Dinamon në stadiumin “Skënderbeu”, me një autogol të Behiratche ne minutën e 49-të, pra në startin e pjesës së dytë.

Sot, Skënderbeu luan në transfertë dhe sigurisht që është tjetër “melodi”. Dinamo vjen si skuadra e vendit të fundit me vetëm 8 pikë, ndërkohë që Skënderbeu ka 13 pikë.

Një ndeshje më shumë se e “luftuar” do të jetë në fushën e lojës, kjo sepse të dy skuadrave u duhen pikët.

Skënderbeu ka shanset e veta sot dhe sigurisht që nëse “ujqërit” sot bëjnë “ujkun” edhe në Elbasan, kjo nuk ka diskutim që do t'ia dalin.

E rëndësishme është që ky Skënderbe sot të mos dalë pa pikë nga kjo transfertë dhe këtë gjë e deklarojnë të gjithë në kampin bardhekuq.

Ndaj Egnatias, ndeshje e cila doli barazim, Skënderbeu e bëri “ujkun” në minutën e fundit të ndeshjes. Sot, duhet të bëjë “ujkun” për 90 minuta, sepse në ndeshje të tilla tregohet vërtet skuadra.

Suksese djema! Suksese “ujqër”!




 
 
bottom of page