DITA E SKËNDERBEUT/ Luhen sot 3 ndeshjet e mbetura të javës së 5-të!
- Sep 16, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/09/Abissnet-superiore.jpeg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/09/asdasdadsadssdasaddas.jpg
Java e pestë e superligës mbyllet sot me tre ndeshjet e mbetura, pasi dje u luajtën dy të parat.
Egnatia në ndeshjen e parë të ditës së djeshme arriti një fitore të lehtë ndaj Bylisit duke e shpartalluar 4-0, ndërkohë që në mbrëmje në “Niko Dovana” Vllaznia arriti një fitore të rëndësishme ndaj Teutës vendase duke fituar 2-1.
Vllaznia dhe Egnatia në këtë mënyrë kryesojnë superligën për momentin me 10 pikë në pesë javë.
Sot luhen tre ndeshjet e fundit të javës së pestë të superligës, teksa në orën 16:00 Laçi pret në shtëpi Partizanin, një përballje interesante ku kurbinasit do të kërkojnë të marrin fitoren e parë në këtë sezon.
Në orën 19:00 të mbrëmjes së sotme luan edhe Skënderbeu, që do të ketë përballë Dinamon në Elbasan. Po në të njëjtën orë Tirana pret Elbasanin në kryeqytet dhe me këto tre ndeshje do të mbyllet edhe java e tretë e superligës.
Edhe sfidat e sotme pritet të jenë me emocione të mëdha, ku sigurisht vëmendja do të jetë e gjitha në Elbasan, atje ku Skënderbeu do të kërkojë të mos dalë pa pikë nga kjo ndeshje aspak e lehtë.
JAVA E PESTË E SUPERLIGËS
DJE 15 SHTATOR 2024
EGNATIA-BYLIS 4-0
TEUTA-VLLAZNIA 1-2
SOT 16 SHTATOR 2024
ORA 16:00 LAÇI-PARTIZANI
ORA 19:00 DINAMO-SKËNDERBEU
ORA 19:00 TIRANA-ELBASANI
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”















