Do të ngelet historike kjo foto e tifozëve në Korçë
- Dec 28, 2023
- 1 min read
Në qoftë se ka diçka që edhe nuk do të harohet nga tifozeria korçare, është kjo foto e afërsisht 10-të viteve më parë. Dy tifozëri bashkë, që rallë e kemi parë ose asak nuk e kemi parë.
Janë tifozët korçarë që kanë ndjekur një ndeshje së bashku me tifozët e Kukësit kur luanin në Korçë të dy këto ekipe. Një mesazh madhështor, që duhet ti bëjë të gjithë të tjerët të mendojnë kur janë në stadium.
Dhe kjo falë kulturës dhe qytetarisë korçare, duke respektuar në maksimum tifozët miq. Sa larg duket se ne jemi sot në të gjitha stadiumet e Shqipërisë. Korça e ka dhënë shembullin. Ndiqeni se është në të mirë të futbollit dhe në të mirë të zhvillimit dhe emancipimit të një shoqërie, ndoshta edhe me ngjyra europiane.
















