Drejtori Gjançi dhe trajneri i Tiranës Shkëmbi bisedë kokë më kokë para miqësores!
- Aug 2, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/08/0e29e1_bba40f0fbf38498fb515a489ed7e9c10mv2.webp
Në miqësoren e mbrëmshme mes Skënderbeut dhe Tiranës që u nda në barazimin 2-2 janë parë të bisedojnë së bashku Ardi Gjançi dhe trajneri i Tiranës Bledi Shkëmbi.
Madje edhe fotoja është shkrepur pak momente përpara fillimit të ndeshjes miqësore, teksa Drejtori Sportiv i Skënderbeut, Ardi Gjançi ka diskutuar me korçarin Bledi Shkëmbi që sot drejton Tiranën.
Nuk bëhet e ditur diskutimi i tyre, por që sigurisht Bledi Shkëmbi dje është ndjerë më shumë se mirë në shtëpi, pavarësisht se sikletin më të madh e përjetoi në momentin e sherrit në fushë, ku duhet të ulte gjakrat dhe këtë e ka bërë si profesionist i vërtetë dhe në mënyrën më të mirë.
Në atë moment ndërhyu edhe Drejtori Sportiv Gjançi dhe vetëm nuk mund ta parashikonte kush.
Gjithsesi Drejtori Sportiv i Skënderbeut ka qenë më aktiv gjatë kësaj merkato vere, teksa ka afruar shumë futbollistë, ka kryer shitjen e disave dhe sigurisht që ka marrë notën maksimale.
Tashmë edhe ai si gjithë të tjerët duhet të presë startin e sezonit për të parë frutet e kësaj pune kaq të madhe.















