Driloni perla e bukurisë pogradecare
- Jun 18, 2024
- 1 min read
Nuk ka njëri që të mos ketë vizituar Drilonin, një bukuri natyrore, një perlë e vërtetë në Pogradec. Në çdo cep që të ecësh nuk mund të rish pa bërë një foto, pa fiksuar një pejsazh. Driloni falë ujit të pastër, gjelbërimit, por edhe shpendëve në ujë të bën të kalosh një moment relaksi. Sa më pak ndërhyrje në këtë natyrë, aq edhe më i bukur është ky vend që tërheq vizitorë të shumtë në çdo ditë të javës, por fund java është edhe më e populluar.

















