DY ISH “ujqër” në USA / Sërbo dhe Tiko, sa mall për këtë brez futbollistësh
- Jan 9, 2024
- 1 min read
Thuajse gjithmonë ju kemi sjellë momente vërtet që na prekin shumë për atë brez futbollistësh që kanë lënë gjurmë të mëdha vite më parë.
Sot, po sjellim një kujtim që e ka sjellë vetë Bernado Takoni (Bernardo Tiko) teksa kujton këtë dyshe lojtarësh që shikoni në foton më poshtë.
Kjo foto është shkrepur në vitin 2016, pra 8 vite më parë dhe është publikuar ditën e djeshme nga vetë Bernardo Takoni. Në krah të tij është Lorenc Sërbo (urgjenca) siç edhe e thërrisnin, ose (Saravakosi).
Lorenc Sërbo dhe Bernardo Takoni janë nga ai brez futbollistësh të jashtëzakonshëm që kanë dhënë shumë për fanelën bardhekuqe, i pari sulmues dhe tjetri portier.
Jo më kot sjellim këto kujtime kaq të veçanta dhe të bukura.
Respekt pafund për Bernardo Takonin!
Respekt të madh edhe për Lorenc Sërbon!
Faleminderit për atë që i keni dhënë fanelës bardhekuqe djema!
I përshëndesim edhe pse prej shumë e shumë vitesh Sërbo dhe Tiko ndodhen në USA dhe na sjellim vazhdimisht kujtime kaq të bukura.
















