DY SHKRIMTARË, DY QËNDRIME
- Nov 21, 2023
- 1 min read
Nga Erget Cenolli
Në ditët tona jetojnë dy shkrimtarë që përfaqësojnë të gjitha periudhat e Letërsisë Shqipe, prej mbarimit të Luftës së Dytë Botërore deri sot. E kanë filluar krijimtarinë qysh në vitet ‘50, të shek. XX dhe vazhdojnë të shkruajnë sot e kësaj dite. I pari Vangjush Ziko, që ka kaluar të 90-tat dhe Ismail Kadare që po shkon te të 90-tat. Ndërsa për zotin Kadare shkruhen shkrime e bëhen botime të panumërta, për prof. Zikon s’para kujtohet njeri, ndonëse shkruan përditë poezi, studime e përkthime.
Secili ka peshën e vet në letërsi, ndaj duhet të trajtohen e publikohen njësoj, më pas lexuesi le të vendosë se cilin do të pëlqejë më tej.

















