top of page

Dëshira e Elvis Prençit në ndeshjen kundër Vllaznisë …

  • May 22, 2024
  • 1 min read

Ka ardhur momenti i mbylljes së sezonit dhe korçarët do të ndeshen me ekipin e Vllaznisë për të përcaktuar se cila skuadër do të jetë në vendin e tretë apo të katërt.

Qendërmbrojtësi i korçarëve, Elvis Prençi për “Korça Boom” ka deklaruar: "Është një ndeshje shumë e rëndësishme, për t'i bërë një mbyllje sa më të mirë këtij kampionati, ashtu si edhe e kemi filluar. Por më tepër është një mundësi për të treguar se ndeshja me Partizanin ishte një ditë e keqe e jona."

Pra, korçarët duket se do të luajnë edhe për moral dhe ego sportive këtë 90-të minutësh nga fundi i këtij sezoni, i cili për hir të së vërtetës ishte një sezon shumë i suksesshëm për korçarët.




 
 
bottom of page