top of page

E FUNDIT / Gvozdenoviç sot takimin e parë në Shqipëri e bën me…

  • Jan 2, 2024
  • 1 min read

Ivan Gvozdenoviç do të niset sot drejt Shqipërisë dhe nga sa është mësuar stacionin e parë do ta ketë në Durrës, atje ku ka një takim me presidentin Ardjan Takaj.

Nga sa mësohet, do të diskutohet për vazhdimësinë dhe natyrisht në qendër të vëmendjes do të jetë mundësia e afrimit të ndonjë futbollisti. Pra, me pak fjalë është çështja e merkatos në qendër të diskutimit.

Zyrtarisht, Gvozdenoviç nuk ka folur për atë që pret nga merkato, por nga burime të sigurta mësohet se do të ketë kërkesa ndaj presidentit. Ngelet për të mësuar nëse kërkesat e tij do të plotësohen, pasi ka një kusht që kërkon zgjidhje dhe kjo lidhet me merkaton e bllokuar, për atë që e kemi quajtur "çështja" e Dejvi Bregut.

Gjithsesi është për t'u parë se si do të jepet zgjidhja.





 
 
bottom of page