top of page

E FUNDIT / OFERTA të majme për Merlim, Franklin dhe Rabiun! Si të vendosë presidenti Takaj!?

  • Jan 12, 2024
  • 1 min read

Mësohet se ka disa ditë që në klubin juglindor kanë mbërritur oferta të majme, jo vetëm për Dean Liço, por edhe për 3 futbollistë të tjerë të Skënderbeut.

Bëhet fjalë për Juri Merlim, Mario Rabiu dhe Franklin Ahanonu. Janë tre lojtarë që në fakt kanë shkëlqyer gjatë gjysmës së parë të superligës dhe kanë treguar interes disa klub të huaja.

Madje mësohet se janë ekipe nga Ukraina dhe Rusia, pra nga kampionatet në Lindje që kanë bërë disa oferta serioze dhe presidenti Ardjan Takaj i ka në tavolinë këto oferta që vërtet janë të majme.

A do të tundohet presidenti në lidhje me këto oferta dhe a do të ketë ndonjë shitje të mundshme? Kjo mbetet për tu parë, por janë tre lojtarë që janë pjesë e formacionit dhe nëse do të shiten do të ndikojnë në formacion.

Të presim në ditët në vazhdim çdo të ndodhin dhe kjo mbetet për tu parë.



 
 
bottom of page