top of page

E FUNDIT / Skënderbeu 4 ndeshje në 14 ditë. Shikoni kalendarin zyrtar nga java e 23-25!

  • Feb 2, 2024
  • 1 min read

Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar pak momente më parë ndeshjet kategorisë superiore nga java 23 deri në javën e 25, me ditë dhe orare tashmë zyrtare. Por për Skënderbeun do të luhet edhe ndeshja e anuluar ndaj Dinamos dhe kjo do të thotë se bardhekuqtë do të luajnë 4 ndeshje në harkun kohor të 14 ditë (11 shkurt-25 shkurt).

Pra një kalendar i ngjeshur pas përballjes me Teutën nesër dhe ne po zbulojmë për të gjithë ju edhe ndeshjet zyrtare:

Në këtë mënyrë java e 23 do të luhet më 11 shkurt për Skënderbeun që do të presë Kukësin në shtëpi, një ndeshje që do të startojë në orën 17:00.

Më pas Skënderbeu do të luajë transfertën ndaj Erzenit për javën e 24-ër, ndërkohë që ky takim do të luhet në orën 13:30. Më pas do të luhet ndeshja e prapambetur e javës së 20-të Skënderbeu-Dinamo, takim që do të luhet më 21 shkurt dhe do të startojë në orën 17:00.

Javën e 25-të Skënderbeu do të luajë po në shtëpi dhe më 25 shkurt do të presë Partizanin në shtëpi.

Ja dhe kalendari zyrtar i katër javëve të ardhshme për Skënderbeun, tashmë i bërë zyrtar:

 

JAVA 23

11 shkurt 2023

Ora 17:00 Skënderbeu-Kukësi


Java 24

17 shkurt 2023

Ora 13:30 Erzeni-Skënderbeu


Java 20 (E prapambetur)

21 shkurt 2023

Ora 17:00 Skënderbeu-Dinamo


Java 25

25 shkurt 2023

Ora 17:00 Skënderbeu-Partizani



 
 
bottom of page