E FUNDIT / Skënderbeu, rikthehen 2 titullarë, mungojnë 2 të tjerë. Mësoni situatën në kampin bardhekuq!
- Jan 30, 2024
- 1 min read
Fitorja e fundit ndaj Tiranës ka sjellë edhe pasoja për Skënderbeun, pasi edhe në ndeshjen e radhës, të shtunën ndaj Teutës, Skënderbeu do të ketë pezullime për shkak kartonësh.
Në këtë mënyrë këtë javë rikthehen dy titullarë. Marko Ramos dhe Mario Rabiu që munguan për shkak se kishin plotësuar numrin e kartonëve, por këtë fundjavë do të rikthehen.
Por, nuk ka vetëm rikthime. Konfirmohen dy mungesa të tjera për shkak kartonësh. Marko Alia ishte i pari që u mësua, pasi plotësoi numrin katër të të verdhave. Përveç “gardianit” që është një mungesë vërtet e rëndësishme një tjetër mungesë që konfirmohet është mbrojtësi Klevis Shaqe.
Shaqe u ndërshkua me të verdhë dhe, edhe ai plotësoi numrin e të verdhave, teksa kujtojmë që në 21 javë të luajtura Klevis Shaqe është lojtari me më shumë kartonë të verdhë, plot 8-të.
Me pak fjalë rikthehen dy titullarë, por mungojnë dy titullarë të tjerë.
Tashmë mbetet për t'u parë vetëm mesfushori Rei Pecani, lojtar tjetër që ka munguar ndaj Tiranës për shkak dëmtimi dhe për Pecanin duhen ende ditë për të thënë nëse e kaloi apo jo dëmtimin.
Pra, Skënderbeu pas gëzimit për fitoren e fundit, duhet të mendojë edhe për zëvendësimet, pasi dy mungesa titullarësh nuk janë pak.
















