E FUNDIT/ Mbyllet pjesa e parë. Skënderbeu shkatërron Erzenin në 45 minuta! Fantastik Marko Alia pret penallti!
- Feb 17, 2024
- 2 min read
ERZENI-SKËNDERBEU 0-2
Shënues: Franklin 3’. Nikaj 7’ (11-m)
ERZENI: Hasanbelli, Maliqi, Kahrimanoviç, Zeka, Asani, Sadiki, Alba (Marzuk 22’), Mëllugja, Peposhi, Osmanllari, Atanda. Trajner: Skerdi Bejzade
SKËNDERBEU: Alia, Ramos, Prençi, Rabiu, Rashica, Nikaj, Gerco, Franklin, Vangjeli, Janaqi, Merlim. Trajner: Ivan Gvozdenoviç
Gjyqtar: Laver Alla
Kartonë të verdhë: Hasanbelli, Sadiki / Rabiu, Prençi
Pa filluar mirë takimi në Rrogozhinë mes Erzenit dhe Skënderbeut, janë bardhekuqtë që shënojnë 2 gola në harkun kohor të 7-të minutave.
Vërtet një Skënderbe që po bën mrekullinë në Rrogozhinë, ndërkohë që qysh në minutën e 3-të të takimit është Franklin që shënon golin e avantazhit.
Më pas në të 7-ën minutë është Janaqi që merr një 11-metërsh në duelin me portierin vendas dhe gjyqtari Alla tregon dorën te pika e bardhë e penalltisë.
Gjuan saktë nga pika e bardhë Nikaj dhe 0-2 për Skënderbeun. Në vetëm 7-të minuta lojë Skënderbeu bën “ligjin” në Rrogozhinë dhe një start të tillë kaq të mirë, as vetë korçarët nuk e kishin menduar që do të ndodhte.
Në minutat në vazhdim Skënderbeu luan qetë dhe janë minuta të qeta ku bardhekuqtë përpiqen të ulin ritmin, pasi kryesimi 0-2 sigurisht që jep qetësi më vete për miqtë.
Janë shijakasit që nga minuta e 18-të kujtohen të shënojnë një rast, por pozicion jashtë loje.
Skënderbeu deri në minutën e 30-të përpiqet që të shfrytëzojë ndonjë kundërsulm, ndërkohë që mbrojtja duket se sigurtë deri në këtë minutë. Skënderbeu është i rezikshëm herë pas herë dhe Gerco me kokë në të 34-ën minutë për pak sa nuk shënon edhe të tretin. Dy minuta nga fundi është kapiteni Prençi që shtyn me duar Maliqin dhe Alla tregon dorën te pika e bardhë e penalltisë. Madje edhe pse është parë në VAR, gjyqtari jep sërish penallti. Gjuan Kahrimanoviç, por Marko Alia i shkëlqyer dhe pret 11-metërshin.
Në dhomat e zhveshjes Skënderbeu futet në këtë mënyrë me avantazhin 0-2
Minutat dhe rastet e pjesës së parë
3’ – Franklin merr një top të bukur në zonë, futet dhe gjuan duke shënuar golin e avantazhit dhe 0-1 për Skënderbeun.
7’ – Është Janaqi që futet në zonën e Erzenit, pengohet në mënyrë të parregullt nga portieri vendas dhe penallti. Gjuan saktë Ardit Nikaj dhe 0-2 për Skënderbeun.
18’ – Zeka për vendasit në rastin e parë shërben për Maliqi, që gjuan dhe topi përfundon jashtë, por më pas gjyqtari anësor ngre flamurin duke zënë vendasit në pozicion jashtë loje.
25’ – Anteo Osmanllari për Erzenin përpiqet të gjuajë nga jashtë zone, lëshon një predhë, por vetëm jashtë.
30’ – Atanda për Erzenin me kokë pas një goditjeje nga këndi gjuan dhe topi qeth tranversën e Marko Alia.
34’ – Goditje këndi për Skënderbeun. Rashica fut saktë në zonë topin dhe Gerco godet me kokë topin duke e dërguar ngjitur me shtyllën e djathtë pingule. Një rast tjetër i pastër për Skënderbeun.
45”2’- Prençi në një ndërhyrje në zonë shtyn me duar Maliqin dhe gjyqtari i bindur jep 11-metërsh. Gjyqtari e shikon në VAR për disa minuta dhe më pas tregon se është i drejtë vendimi që kishte marrë. Gjuan Kahrimanoviç dhe pret Marko Alia.
















