E FUNDIT/ 15 minuta nga fundi në Skënderbeu-Dinamo. Ja çfarë po ndodh!
- Feb 21, 2024
- 3 min read
Skënderbeu - Dinamo 0-1
Shënues: Vila 52’ (11-m)
Skënderbeu: Alia, Ramos, Prençi, Rabiu, Liço, Rashica (Uçe 69’), Nikaj, Gerco, Franklin (Djantu 43’), Vangjeli, Janaqi (Merlim 69’). Trajner: Ivan Gvozdenoviç
Dinamo: Sali, Marku, Hoxha, Zabërgja, Denisson (Bardhi 46’), Behiraçe, Smaçi (Qefalija 60’), Gudiaby, Lorran, Andoni (Tahiri 69’), Vila (Janku 69’). Trajner: Dritan Mehmeti
Gjyqtar: Klodian Shahini
Kartonë të verdhë: Ramos, Liço, Janaqi / Marku, Gudiady
Ndeshja nis me një rast surprizë, teksa Marku vetëm në sekondat e para për pak sa nuk shënon. Gjen të papërgatitur mbrojtjen korçare dhe i vetëm gjuan dhe falë grushtimit të topit nga Alia, Skënderbeu shpëton nga pësimi i golit.
Gerco ka një moment të mirë në minutën e 9-të, ndërkohë që pak minuta më vonë në një goditje dënimi Rashica fut një top të bukur në zonë, por grushton Sali për Dinamon. Janë po bardhekuqtë që marrin frenat e lojës në dorë dhe Prençi gabon në minutën e 12-të përballë portës nuk shënon, pasi i dhuron një top portierit Sali.
Në minutën e 23-të është Ardit Nikaj që provon të befasojë, por gjuajtja e tij përfundon jashtë. Janë minuta që të dy skuadrat luajnë kujdesshëm dhe ka rrezikuar shumë, duke menduar edhe për prapavijën.
Edhe minutat e mëtejshme janë më të qeta dhe dinamovitët përpiqen të zbresin më shpesh, por pa gjetur kuadratin e Marko Alia.
3 minuta nga fundi ankth në kampin bardhekuq pasi Franklin ka probleme në këmbën e djathtë të fashuar dhe Djantu hidhet në fushë duke e zëvendësuar.
Pjesa e parë mbyllet me rezultatin e bardhë 0-0.
45 minutat e dyta nisin me një rast të artë për Skënderbeun, teksa Djantu për pak sa nuk shënon, shpëton portieri mik. Dinamovitët në këtë pjesë kryen një ndërrim duke freskuar skuadrën.
Në minutën e 52-të Dinamo fiton një 11-metërsh dhe Vila është i saktë nga 11-të metra larg duke kaluar Dinamon në avantazh.
Skënderbeu reagon pas pësimit të golit dhe shikon më shumë në portën dinamovite.
Rabiu nga jashtë zonës mike godet dhe topi qeth tranversën, rast i pastër për të barazuar shifrat. Më pas ndërhyn stoli i Skënderbeut, duke hedhur në fushë Uçe dhe Merlim, në vend të Rashicës dhe Janaqit.
Pas kësaj minute Skënderbeu shton ritmin për të barazuar, por edhe nxitohet në zonën mike.
Minutat dhe rastet e pjesës së parë
1’ – Dinamo vetëm në sekondën e 9-të shënon rastin e parë, teksa pas topit nga qendra, Marku i vetëm përballë portës gjuan dhe Marko Alia bën mrekullinë me grushtimin e topit në këndore. Shpëton Skënderbeu.
9’ – Provon Gerco nga jashtë zonës së 16 metrave dhe me të djathtën e tij e çon topin ngjitur me shtyllën e majtë pingule.
12’ – Prençi për pak sa nuk kalon Skënderbeun në avantazh. Pas një goditjeje këndi Liço fut topin në zonë dhe Prençi i papërgatitur vetëm sa e prek topin përballë portës. Rast ideal për Skënderbeun.
35’ – Aksion me disa pasime për Skënderbeut. Është Dean Liço që provon me të majtën, por në mënyrë të gabuar gjuan jashtë.
39’ – Zabërgja për miqtë në zonë kalon një prej mbrojtësve të Skënderbeut, gjuan me të majtën rrezikshëm, por devijon në këndore Kosta Vangjeli.
45’ – Nikaj bën gjithçka mirë në të majtë, fut një top të fuqishëm në zonë dhe Rashica nuk arrin ta devijojë në kuadrat.
Minutat dhe rastet e pjesës së dytë
47’ – Mundësi e shkëlqyer për Skënderbeun që në startin e pjesës së dytë. Djantu prirazi me portën dinamovite fut top të rrezikshëm në zonë dhe portieri Sali bën mrekullinë me gishta, duke e larguar rrezikun.
52’ – Ramos brenda zonës korçare pengon në mënyrë të parregullt Andonin për miqtë dhe gjyqtari tregon dorën te pika e bardhë e penalltisë. Lorenco Vila është i saktë dhe 0-1 për Dinamon.
66’ – Rabiu provon nga jashtë zonës dhe topi përfundon mbi traversë.
















