E FUNDIT/ 25 minuta lojë në Kukësi-Skënderbeu. Ja çfarë ka ndodhur në Kukës!
- Apr 19, 2024
- 1 min read
Kukësi-Skënderbeu 0-0
KUKËSI: Tafas, Lamçe, Reçi, Zhongo, Lleshi, Hasaj, Mingo, Beshiraj, Salami, Lala, Solodovnikov. Trajner: Bledar Devolli.
SKËNDERBEU: Alia, Prençi, Rabiu, Liço, Rashica, Nikaj, Gerco, Randi, Vangjeli, Juri, Djantu. Trajner: Ivan Gvozdenoviç.
Gjyqtar: Indrit Myrtja
Minutat e para kanë nisur të qeta dhe më shumë me qarkullime të topit në mesin e fushës, ku të dy skuadrat luajnë kudjesshëm. Në 10-të minutat e para nuk kemi asnjë rast në portat respektive.
Nikaj pas minutës së 10-të përpiqet të zhbllokohet me një gjuajtje nga largësia, por topi përfundon në duart e portierit kuksian.
Në minutën e 16-të vendasit për pak sa nuk shënojnë, por topi nga këndorja prek vetëm traversën. Shpëton Skënderbeu në këtë minutë, me rastin e pastër të takimit deri në këto minuta.
Edhe në minutën e 24-ër vendasit kanë një rast të artë me Lala dhe Marko Alia bën mrekullinë me grushtimin e topit, duke shpëtuar një gol të sigurt.
Deri në minutën e 25-të rrjetat janë të paprekura në Kukës 0-0 mes Kukësit dhe Skënderbeut.
Minutat dhe rastet e pjesës së parë
15’ – Solodovnikov i zuluar në zonën e Skënderbeut, gjuan dhe topi përplaset në këmbët e mbrojtësve të Skënderbeut dhe përfundon në këndore.
16’ – Pas goditjes direkt të këndit gjuajtur nga Reçi topi çuditërisht prek traversën dhe përfundon në krahun tjetër. Rast i pastër për vendasit.
24’ – Tjetër rast i pastër për Kukësin. Lala gjuan dhe Marko Alia vendimtar me devijimin e topit që po përfundonte në rrjetë.
















