E FUNDIT/ 25 minuta lojë në Laçi-Skënderbeu. Ja çfarë ka ndodhur!
- Mar 1, 2024
- 1 min read
LAÇI - SKËNDERBEU 0-0
LAÇI: Dajsinani, Mjaki, Dajko, Kristian, Prodani, Kryeziu, Manellari, Tresa, Melo, Barjamaj, Soboëeale. Trajner: Mirel Josa
SKËNDERBEU: Alia, Vangjeli, Ramos, Prençi, Gerco, Rabiu, Randi, Merlim, Liço, Nikaj, Rashica. Trajner: Ivan Govzdenoviç
10 minutat e para të ndeshjes nisin mirë për Skënderbeun që ka dy raste vërtet të mira, por nuk arrin t'i shfrytëzojë.
Në fillim ka qenë Nikaj dhe më pas Rashica, dy momentet ideale për Skënderbeun që luan mirë në këto minuta të para, por pa arritur ta dërgojë topin në kuadrat.
Vetëm në të 11-ën minutë është Laçi që kujtohet dhe krijon rastin më të artë me anë të Manellarit, që përballë portës bën më të vështirën, gjuan jashtë.
Më pas ndeshja luhet më shumë në mesin e fushës dhe e luftuar, por deri në këto momente rezultati është i bardhë 0-0.
Minutat dhe rastet e pjesës së parë
3’ – Rasti i parë vjen për Skënderbeun, teksa Ardit Nikaj futet bukur në krahun e majtë të mbrojtjes mike, por asnjë nga shokët nuk e ndihmon të dalë i vetëm përballë portierit.
6’ – Kombinim i bukur mes Nikaj dhe Rashicës, ky i fundit përballë portierit për pak sa nuk shënon, por shkakton faull.
11’ – Rasti I parë i rrezikshëm për kurbinasit. Manellari pas një topi në zonë i vetëm përballë portës gjuan jashtë.
13’ – Liço në një goditje dënimi çon topin saktë për Prençin që i vetëm në zonë nuk arrin ta dërgojë topin në kuadrat.
23’ – Melo me rafishatë në zonë, por pret Alia.
















