E FUNDIT / 60 minuta lojë Laçi sërish shënon…
- Oct 8, 2023
- 2 min read
Laçi - Skënderbeu 2-0
Shënues: Melo 42’, Sobouale 56’
LAÇI: Dajsinani, Kurti, Dajko, P. Zhunior, Qato, Kryeziu, Manellari, Tresa, Ujka, Melo, Sobouale.
Trajner: Mirel Josa
SKËNDERBEU: Alia, Ramos, Randi, Prençi, Frashëri, Liço, Rabiu, Pecani (Sebastine 46’), Gerxho, Nikaj, Rashica.
Trajner: Ivan Gvozdenoviç
Karton i verdhë: Manellari / Rashica, Nikaj, Liço
Gjyqtar: Dorjan Maletaj
Pjesa e parë
Një pjesë e parë që në fakt ka pasur “shkëndija” herë pas herë me ndonjë rast më shumë për vendasit por asgjë për t'u shënuar në fraksionin e parë të ndeshjes.
Një pjesë e parë e kujdesshme, ku rastin e parë e ka pasur Ardit Nikaj në minutën e 11-të, por sulmuesi i Skënderbeut nuk arrin të shënojë në portën vendase.
Vendasit janë përpjekur në gjysmën e pjesës së parë për të zbritur më shumë në portën e Marko Alia, madje kanë pasur rastet e tyre, por pa arritur të shënojnë. Madje në minutën e 13-të në një goditje dënimi kurbinasit për pak sa nuk shënojnë, por është Alia që nuk lejon që të preket porta e tij.
Vendasit kanë fituar disa goditje dënimi në 30 minutat e para, por nuk kanë qenë shumë të rrezikshëm.
Për t'u veçuar në pjesën e parë janë rastet e Ujka, Sobouale dhe Tresa nuk kanë qenë të qartë në sulmin e kurbinasve.
Duhet të vinte minuta e 42-të që Melo për miqtë të shënonte golin e parë.
Edhe 4 minutat e shtesës së pjesës së parë nuk sollën ndonjë të re dhe përfundimisht vendasit janë më të qetë pas avantazhit 1-0.
Pjesa e dytë
E dyta nis me ndërrim nga Skënderbeu, ku nigeriani Sebastine hidhet në fushë dhe del nga loja Rei Pecani, ndërkohë që dy minuta pas startit të kësaj pjese Dean Liço ndërshkohet me karton të verdhë.
Melo sërish për pak sa nuk shënoi në minutën e 52-të, por bën më të vështirën, duke gjuajtur jashtë kuadratit. Shpëton porta e Skënderbeut.
Është sërish Laçi që shënon këtë herë në minutën e 56-të me anë të Sobouale dhe 2-0.
















