E FUNDIT/ 70 minuta lojë në Kukësi-Skënderbeu. Super Ermir Rashica shënon edhe të dytin
- Apr 19, 2024
- 2 min read
Kukësi-Skënderbeu 0-2
Shënues: Rashica 32’ (11-m), 67’
KUKËSI: Tafas, Lamçe (Murati 66’), Reçi, Zhongo, Lleshi (Fejzaj 46’), Hasaj (Laval 59’), Mingo, Beshiraj (Hilaj 66’), Salami, Lala (Zenunaj 59’), Solodovnikov. Trajner: Bledar Devolli.
SKËNDERBEU: Alia, Prençi, Rabiu, Liço, Rashica, Nikaj (Janaqi 66’), Gerco, Randi, Vangjeli, Juri, Djantu. Trajner: Ivan Gvozdenoviç.
Gjyqtar: Indrit Myrtja
Kartonë të verdhë: Hasaj, Zhongo
Minutat e para kanë nisur të qeta dhe më shumë me qarkullime të topit në mesin e fushës, ku të dy skuadrat luajnë kudjesshëm. Në 10-të minutat e para nuk kemi asnjë rast në portat respektive.
Nikaj pas minutës së 10-të përpiqet të zhbllokohet me një gjuajtje nga largësia, por topi përfundon në duart e portierit kuksian.
Në minutën e 16-të vendasit për pak sa nuk shënojnë, por topi nga këndorja prek vetëm traversën. Shpëton Skënderbeu në këtë minutë, me rastin e pastër të takimit deri në këto minuta.
Edhe në minutën e 24-ër vendasit kanë një rast të artë me Lala dhe Marko Alia bën mrekullinë me grushtimin e topit, duke shpëtuar një gol të sigurt.
Duhet të vinte minuta e 32-të që Skënderbeu të shënonte golin e avantazhit. 11-metërsh në favor të Skënderbeut, pas ndërhyrjes së parregullt ndaj Juri Merlim në zonë. Gjuan saktë Rashica dhe 0-1 për Skënderbeun.
Edhe pas golit të avantazhit Skënderbeu kryen volum më të madh loje dhe ka një rast me Dantu në të 43-ën minutë, por nuk është i saktë për të shënuar edhe të dytin deri në mbyllje në pjesës së parë. Me rezultatin 0-1 për Skënderbeun mbyllen 45 minutat e para, një fitore me meritë për djemtë e Gvozdenoviç që i drejtohen më të qetë dhomave të zhveshjes.
Pjesa e dytë nis pa ndërrime për të dy ekipet, teksa stafet teknike i besojnë të njëjtëve futbollistë që hodhën në fushë që në startin e takimit.
Kukësi ka rast të pastër me Hasaj, por pasi gjuan dhe grushton Alia ka pozicion jashtë loje.
Skënderbeu gjen edhe golin e dytë, teksa Rashica në zonë në minutën e 67-të shënon golin e dytë dhe sigurisht që është goli i qetësisë.
Minutat dhe rastet e pjesës së parë
15’ – Solodovnikov i zuluar në zonën e Skënderbeut, gjuan dhe topi përplaset në këmbët e mbrojtësve të Skënderbeut dhe përfundon në këndore.
16’ – Pas goditjes direkt të këndit gjuajtur nga Reçi topi çuditërisht prek traversën dhe përfundon në krahun tjetër. Rast i pastër për vendasit.
24’ – Tjetër rast i pastër për Kukësin. Lala gjuan dhe Marko Alia vendimtar me devijimin e topit që po përfundonte në rrjetë.
32’ – Ndërhyrje e parregullt e mbrojtjes kuksiane ndaj Juri Merlim dhe gjyqtari nuk heziton duke drejtuar dorën te pika e bardhë e penalltisë.
Gjuan Rashica dhe 0-1 për Skënderbeun.
43’ – Gjuan Djantu për Skënderbeun nga 25 metra largësi, por topi përfundon mbi traversën e portës së Kukësit.
Minutat dhe rastet e pjesës së dytë
52’ – Pjesa e dytë nis me një rast të pastër për vendasit, ku Hasaj për Kukësin i vetëm gjuan dhe pret mrekullisht Marko Alia duke bërë heroin. Më pas ka pozicion jashtë lojë.
67’ – Pasim në zonë nga Gerco te Rashica që gjuan me zgjuarsi dhe 0-2 për Skënderbeun.
















